Tenderi për Spitallën, PD: Kompania kineze nuk përmbush kriteret

 

PD kërkon zbardhjen e tenderit për ndërtimin e zonës së parë të lirë ekonomike në Spitallë.

Në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, deputeti demorkat Helidon Bushati ka kërkuar shpjegime direkte nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj pse u pranua oferta e kompanisë kineze që sipas PD nuk përmbush kriteret.Bushati: Ministri i Ekonomisë është shumë i interesuar për biznesin, është kaq i interesuar sa shkon e peshkon në Kinë një subjekt që merret me shpitë e pleqve dhe po tenon që ti japë zonën e vetme të zhvillimit ekonomik në Durrës. Unë mendoj se ministri duhet të vijë këtu të dëgjojë opinionet tona, jo vetëm për shtëpinë e pleqve të Kinës.Diskutimet erdhën gjatë prezantimit të projektligjit për qendrën kombëtare të biznesit që synon të bashkojë në një njësi të vetme qendrën kombëtare të regjistrimit me atë të licensimit.

Edhe në këtë pikë opozita ka shprehur rezerva duke e quajtur këtë bashkim mekanik.Por sipas zv/ministri, Edvin Mete, kjo krijon lehtësira për biznesin duke marrë dy shërbime në një shërbim të vetëm.

SHKARKO APP