Tension në një KZAZ në Durrës, PD kërkon rinisjen e procesit

Një incident është regjistruar pranë KZAZ-së numër 22 në Durrës, ku është konstatuar një parregullsi në një prej kutive të votimit. Dy vota rezultojnë më tepër nga sa ishin votues, duke ngritur dyshime mbi vlefshmërinë e kutisë në fjalë.

Situata është bërë e njohur nga kandidatja e listave të hapura të PD, Jola Hysaj, e cila ka kërkuar që të ndërpritet procesi dhe të rinisë vlerësimi i kutisë problematike.

Ajo ka theksuar se duhet të zbatohen të gjitha procedurat ligjore sipas rregullave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rastet kur numri i votave del më tepër se sa pritet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?