FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tensione në Kuvend, deputetët e PD rrethojnë foltoren. Berisha: Të vijë Rama këtu

Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij sot në Kuvend se kryeministri Edi Rama duhet të vijë në seancë të japë dorëheqjen ose të pranojë të bëjë debat me mocion.

Ndërkohë, grupi i PD-së kërkoi ndryshime në rendin e ditës, të cilat u rrëzuan, çka solli revoltimin e deputetëve demokratë, të cilët u ngritën nga vendet dhe ‘rrethuan’ Berishën në foltore. Pasi Niko Peleshi i dha edhe 3 minuta kohë, situata u qetësua.

E ndërsa Berisha vijoi me kërkesat për të rrëzuar Ramën, këtë herë me mocion votëbesimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti kryetar, në procesverbal keni censuruar fjali të tëra për shkak të tmerrit që keni nga fjala ime. Por ato i kanë dëgjuar qytetarët, dhe nuk është ky qëllimi për të cilin e marr fjalën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëllimi për të cilin e marr fjalën është se gjithçka që lexuat ju aty, nga e para deri te e fundit, është një sfidë, një karshillëk dhe një përçmim ndaj protestës së qindra mijëra shqiptarëve, të cilët kanë një nga axhendat më të drejta që ka pasur ndonjëherë ky vend, axhendë e cila u mbështet fuqimisht dje nga Parlamenti Evropian.

Ky parlament nuk mund të trajtojë asnjë çështje tjetër përveç axhendës së qytetarëve të shprehur në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi. Prandaj, tërhiqeni rendin e ditës dhe t’i rikthehemi kësaj axhende. Mendoj se ky është detyrimi absolut i këtij parlamenti, në mënyrë që të mos përfundojë edhe ai aty ku e meriton, sa më shpejt”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?