
Situata është tensionuar përpara Ministrisë së Arsimit, ku po vijon protesta e studentëve dhe qytetarëve.
Gjatë tubimit, disa protestues u kanë vendosur flakën kazanëve të mbeturinave, ndërsa në zonë janë ndezur edhe tymuese, duke krijuar re të dendura tymi pranë godinës së ministrisë.
Forcat e Policisë vijojnë të qëndrojnë të pozicionuara në zonë, ndërsa situata po monitorohet për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.