Tensionet në Parlament, Berisha: Rama pa moral

Kryetari i PD, Sali Berisha flet për tensionet në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, seancë që zgjati vetëm 25 minuta. Në emisionin ”Opinion”, Berisha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar pasi provokoi opozitën me ministren Diella. Gjatë intervistës, kryedemorkati nuk i kurseu akuzat ndaj kreut të qeverisë dhe presidentit Bajram Begaj.

”Sot në Parlament ka ndodhur akti më i rëndë që nga dita e themelimit të Parlamentit pluralist në Shqipëri. Sot në dhunimin më flagrant të kushtetutës të gërmës dhe frymës së saj. Procesi më i rëndësishëm Parlamentar që është miratimi i programit dhe votëbesimi qeveritar. Sot nisi me një përdhunim dhe dhunim flagrant të turpshëm të kushtetutës.

Sot një njeri që nuk ka asnjë parim për shkak të zhytjes së tij në krime më të rëndë, u paraqit në Parlament ministren virtuale të cilën asnjë kushtetutë e botës nuk e njeh. Por në kushtetutën e Shqipërisë , këshilli i ministrave, kryeministri dhe ministrat janë element të kushtetutës dhe tani të pretendoish se me dëshirën e një…nuk dua të prish gojën se meriton çdo epitet dhe me një president vasal shpall një ministër një avatar”,-tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?