Tërbohet Rozana: “T’ju varësh e keni pak, do t’ju hedh në gjyq”
Këngëtrja ka shpërthyer në një postim të pazakontë në IG. E irrituar nga një titull i botuar në portalin Kosovarja, Rozi ka reaguar ashpër duke theksuar disa herë se për këtë çështje do t'i drejtohet gjykatës.
Në fakt, artikulli për të cilin bëhet fjalë, gjendet në versionin print të “Kosovarja”-s dhe linku që ata kanë shpërndarë në internet të sugjeron ta lexosh në rubrikën "Boom" të revistës.
Ja çfarë shkruan Rozana Radi:
"Revista Kosovarja behuni gati se do t'ju hedh ne gjyq. Njerez te vegjel. Juve tju varesh eshte gjeja me e vogel qe mund tju besh.
Vini tituj te tmerreshem t'ju klikojme linkun. Njerez te vegjel. Revist qe ska asnje vlere. Talleni me jeten e njerezve si tju doje qejfi. Do tju hedh ne gjyq".