Tërmet i fuqishëm në Greqi, rënie shkëmbinjsh në autostradën Egnatia
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter goditi Thesprotin në orën 05:32 të mëngjesit, sipas njoftimit të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës. Ky institucion, në emër të Rrjetit të Unifikuar Kombëtar Sizmologjik, konfirmoi se epiqendra e lëkundjes ndodhej 12 kilometra në lindje të Leptokaryas, Thesproti, me një thellësi fokale prej rreth 13 kilometrash.
Dridhja sizmike u ndje gjerësisht në disa rajone të Epirit dhe Thesalisë, si dhe në ishujt Jonian. Pas tërmetit kryesor, zona u përball me një seri paslëkundjesh, ku më të fuqishmet arritën magnitudën 4.7 dhe 3.4 ballë.
Guvernatori i Rajonit të Epirit, Alexandros Kahrimanis, deklaroi për ERT se lëkundjet pasuese janë të vazhdueshme, por deri më tani nuk janë raportuar probleme serioze. Ai e përshkroi tërmetin si “shumë të fortë” në Bashkinë e Zicës.
Megjithatë, Kahrimanis theksoi se ka pasur disa rënie të vogla shkëmbinjsh në Autostradën Egnatia, veçanërisht në segmentin drejt Igumenicës, duke shtuar se situata po monitorohet.
KOHA JONË SONDAZH

