Tërmetet/ ”S’kemi ushqime e shtretër”, sherri me prefektin (VIDEO)

Më shumë se 70 tërmete kanë rënë në tre ditët e fundit në juglindje të vendit, kryesisht në Qarkun e Korçës, aty ku edhe dëmet materiale janë më të mëdha.

Por ndërsa ushtria ka shpërndarë ushqime, çadra e shtretër për t’ju ardhur në ndihmë banorëve që iu janë dëmtuar banesat, në Floq duket se ka ende probleme.

Mëson se sot në zonë ka pasur tensione e debate mes banorëve dhe prefektit të Korçës, Dhori Spirollari. Ndërsa ky i fundit ka shkuar t’i takojë, ata i janë hakërryer për situatën ku ndodhen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët thonë se nuk janë furnizuar as me ushqime dhe as me shtretër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se aktualisht në çadra po i kalojnë ditët më shumë se 200 persona. Por sipas banorëve, është e paparanueshme që në një çadër të flenë më shumë se 25 banorë.

Tërmetet/Banorët sherr me prefektin: S’kemi ushqime e shtretër

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?