Tërmeti i Greqisë vazhdon në Spanjë

 

U deshën vetëm 6 ditë, që fitorja e zgjedhjeve nga ana e partisë greke kundër masave shtrënguese, Syriza, të fillonte të bënte rikoshet nëpër Evropë, si një plumb qorr në një bunker betoni. Dhe tashmë beteja midis “austerianëve” të evropës veriore dhe kundërshtarëve të tyre populistë në jug, merr një dimension politik që mund të transformojë gjithë Evropën.

Ky është vetëm pjesërisht një konfrontim ekonomik. Termat e borxhit, tavanet buxhetore, privatizimet, tani po shfaqen si skena të një luftë të madhe. Tek e fundit evropianët, ndodhen në një luftë mbi fatin e demokracive të tyre dhe mbi llojin e demokracisë që ata duan: popullore ose elitiste, xhefersoniane apo hamiltoniane.

Nëse modeli i zhvillimit është njëfarë udhëzuesi, kjo përbën një kthim në politikën e ngarkuar me partitë e klasave të ndërgjegjësuara, që mendojnë se është koha për t’u përballur me elitat politike dhe ekonomike, në vend se “dredhojnë”, sikurse e zbatoi Bill Klintoni në mënyrë të shkëlqyer dhe ashtu siç është përpjekur ta bëjë çdo vend i Evropës social-demokrate.

Turma e madhe e spanjollëve që u mblodhën në qendër të Madridit të shtunën që shkoi, mund të shenjojë një pikë kthese për muajt që do të vijnë. Të intervistuarit mundet edhe të kenë folur “greqisht”, kur ata u shpjegonin korrespondentëve se përse ndodheshin aty. Demonstrimi i fundjavës në Spanjë ishte manifestimi më i fortë edhe për vetë Podemosin, partia e majtë e krijuar nga hiçi, që është ekuivalentja spanjolle e Syrizas. Podemos (që do të thotë ‘Ne Mundemi’), pretendon se në tubim merrnin pjesë mbi 300 mijë vetë. Shifra, sipas të dhënave zyrtare të policisë, është vetëm 100 mijë, por në çdo rast bëhet fjalë për një grumbullim shumë të madh.

Të dyja partitë ndajnë një temë të përbashkët dhe ky është çelësi për domethënien e tyre. Të dyja ngrenë vazhdimisht çështjen e dinjitetit dhe poshtërimit, sikurse vëren Angeles Buj, një 61-vjeçar i cili foli për “The Times” në Puerta del Sol, një shesh me një simbiolikë politike në qëndër të kryeqytetit spanjoll. “Është koha t’i kthejmë përsëri dinjitetin popullit spanjoll”- tha Buj.

Dinjiteti është një vlerë politike. Ai nuk ka aq lidhje me pazarllëqet për një marrëveshje më të mirë me bankat kreditore të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai vjen si pasojë e rrëmbimit të pushtetit nga elitat teknokrate, të brendshme apo të largëta të BE-së, dhe për ta rikthyer atë në qeverisje, aty ku i takon në çdo variant të demokracisë.

Kur përcaktohet në këtë mënyrë, projekti është shumë i mbrojtshëm. Çfarëdolloj mase që mund të duket e pamundur në mjedisin e tanishëm evropian, është saktësisht ajo masë që duhet ndërmarrë nëse duhet që proceset demokratike të ripërpërihen, ashtu si dikur kontinenti i vjetër menaxhoi krizën e tij 7-vjeçare.

E vërteta që qëndron në themel të kësaj krizë të stërgjatë është kjo: klikat politike të ngulitura gjatë në pushtet, shpesh (në mos zakonisht) korruptohen, dhe burokracitë në Bruksel dhe Frankfurt kanë rënduar në mënyrë drastike dorën e tyre në miratimin e strategjive antikrizë, që efektivisht zëvendësojnë të drejtat politike që janë jashtë çdo lloj diskutimi në kombet e industrializuara. Askush nuk fiton, as edhe kreditorët, nëse kjo anomali nuk korrigjohet.

Ka një ironi të madhe në aspektin politik dhe është e rëndësishme të kuptohet pse. Sigurisht, konservatorët evropianë kanë sfidat e tyre, por ata në thelb nuk kanë ndryshuar. Kryeministri i Spanjës dhe kreu i Partisë Popullore Mariano Rahoj, duhet të mbajë ende votuesit e tij të lidhur pas disiplinës rigoroze fiskale të BE-së dhe programeve të reformave strukturore.

Ata që tani ndodhen vërtetë në një pozite delikate, janë socialistët dhe socialdemokratët evropianë. Të gjithë ata kanë zbatuar një variant apo një tjetër të modernizimit “New Labour” të Toni Blerit: bëj biznes me biznesin, lufta e klasave është diçka që i përket së shkuarës.

Në muaj e ardhshëm, sondazhet që duhet të shihen me kujdes, janë ato për Pedro Sançezin, që drejton socialistët spanjollë, presidentin socialist francez Fransua Holond dhe kryeministrin italian Mateo Renci, që për paratë e shumë italianëve, pretendon majtas por shumë shpesh qeveris si i djathtë.

Këtu qëndron pikërisht ironia: përditësimi politik i së majtës, për të cilën të gjithë këta njerëz kanë milituar, papritmas duket i vjetër. Në një artikull të hidhur, botuar të enjten e shkuar në “The Independent”, Mark Still shkruante: “Problemi që kanë modernistët është se, sa më modernë që bëhen, aq më shumë të vjetër duken”. Sikurse është në rritje numri i njerëzve që ndeshen me sjelljen e bankierëve dhe biznesmenëve, idetë e modës së vjetër duken si moderne. Duhet të jetë shumë përshtjelluese për cilindo nga mbështetësit e “New Labour” pas zgjedhjeve në Greqi. Ata duhet të mendojnë: Gabimi që grekët bënë është zgjedhja e një partie që është e pazgjedhshme.

Për t’iu kthyer rastit të Spanjës, duke marrë në konsideratë platformën, “Podemos” ishte përcaktuar që nëntorin e shkuar për të kaluar në një proces nga poshtë-lart, nga një lëvizje shoqërore, në një parti politike. Ristrukturimi i borxhit të jashtëm është i fundit nga 5 pikat kryesore.

Pikat e tjera kanë të bëjnë me “mbrojtjen e arsimit publik” dhe përpjekjen për të mbrojtur “shëndetin publik”. Të gjitha këto janë kërkesa për të cilat socialistët spanjollë kanë bërë kompromise, për të vazhduar të qëndronin në pushtet, edhe përmes pazareve me koalicionet konservatore, një fenomen ky që ka ndodhur që nga vdekja e Frankos në vitin 1975, kur në Spanjë u rivendos demokracia.

Sikurse mund të rikujtojë gjithkush, Podemos hyri në skenën politike me një shfaqje krejtësisht të papritur të fuqisë të saj, pikërisht në zgjedhjet për Parlamentin Evropian pranverën e kaluar. Ajo mori 1 milionë e 250 mijë vota dhe fitoi 5 vende në PE. Prej atëherë, vrulli i artë i kësaj force politike ka qenë i habitshëm.

Aq e vërtetë është kjo, sa Podemos dhe udhëheqësi i saj Pablo Iglesias mund të provohen se janë shumë të papërvojë për të qeverisur, sikurse argumentoi “The Economist” kohët e fundit. Por mos e merrni këtë si fundin e tregimit.

E njëjta gjë u tha pak kohë më parë edhe për Aleksis Ciprasin, liderin e Syriza-s, dhe çfarëdo që mund të mendojë dikush se politika e tij nuk është drogë, ai pati nuhatjen e lakmueshme politike, duke caktuar disa mendimtarë të njohur në pozitat kyçe të kabinetit.

Ata nuk kanë hyrë ende në negociata me pjesën tjetër të Evropës dhe kancelarja Merkel në Gjermani vazhdon të flasë për një lojë të ashpër. Por rezultati i bisedimeve, të cilat duhet të zhvillohen këtë muaj, nuk premton të shpallë një fitues të sigurt mes BE-së edhe FMN-së.

Nga Syriza tek Podemos dhe kushedi kujt tjetër në radhë – fryma e kësaj lëvizje mesdhetare për një ndryshim politik majtas në Europë po përhapet ngado, dhe kjo është një tjetër formë e pushtetit. Iglesias bëri publik modelin që ai ka në kokë, kur fluturoi për në Athinë për t’iu bashkuar Ciprasit si udhëheqës i Syriza-s, gjatë fushatën zgjedhore të këtij të fundit muajin e kaluar. Si në Athinë, ashtu edhe në Madrid, dhe pastaj po kështu edhe në Romë apo diku tjetër? Askush nuk mund të pretendojë siguri në këtë pikë, por sikurse raportuan për “The Nation” dy korrespondentë nga Madridi, “nëse numrat e tanishëm të sondazheve qëndrojnë të pandryshuar, kryeministri i ardhshëm i Spanjës do të jetë Pablo Iglesias, një “kalë i vogël” i shkencave politike, 36-vjeçar që ka milituar në rradhët e Rinisë Komuniste dhe të lëvizjes kundër globalizimit”.

Nëse nuk krahasoni stilin e flokëve, Iglesias nuk është aq i ndryshëm nga Ciprasi. Edhe perspektiva nuk është e ndryshme. “E majtë dhe e djathtë nuk janë më të dobishme në aspektin politik”, thotë Iglesias. “Ndarja themelore tani është në mes të oligarkisë dhe demokracisë” – shton ai.

SHKARKO APP