Tërmeti në ishujt Solomon, autoritetet paralajmërojnë për tsunami

Pas tërmetit me magnitudë 7.7 ballë i cili goditi Ishujt Solomon, autoritetet kanë paralajmëruar se vendi mund të preket nga një Tsunami. Lëkundjet sizmike u ndjenë gjatë orëve të pasdites, duke iu referuar asaj lokale.

Ende nuk dihet bilanci real i dëmeve pasi nuk ka patur një përllogaritje, ndaj për të mësuar më shumë detaje do të duhet të pritet për një komunikatë zyrtare.

Pas alarmit për Tsunami, autoritetet kanë nisur menjëherë të marrin masa duke evakuaar qytetarët nga vendet e rrezikut.

Ata kanë vënë në dispozicion numra telefoni për raste emergjente, ndërkohë që forcat zjarrëfikëse janë në terren për të kryer operacione shpëtimi.

SHKARKO APP