Territorialja nis dëgjesat publike, Mazniku: Fokusi ynë është për një proces të shëndetshëm

Ka nisur zyrtarisht faza e parë e dëgjesave publike për Reformën Administrativo-Territoriale, ku ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, prezantoi të dhëna sa i takon arritjeve dhe sfidave që solli në një dekadë reforma e vitit 2014. Raportimi u shoqërua me tone të ashpra nga anëtarët e opozitës, të cilët më shumë sesa tek procesi, u fokusuan tek numri i ri i bashkive që do të ketë harta e re territoriale, duke e cilësuar reformën aktuale si dështim të qeverisë.

Bashkëkryetari i këtij komisioni, Arbjan Mazniku përpara anëtarëve të opozitës, por edhe ekspertëve ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e ndërtimit të një procesi të strukturuar dhe transparent, duke vënë në dukje se puna duhet të mbështetet mbi të dhëna konkrete dhe analiza profesionale. “Le ta facilitojmë komisionin me të dhëna dhe të ndërtojmë një formë përmes së cilës i marrim këto të dhëna. Grupet e ekspertëve duhet të mblidhen dhe të listojnë tipologjinë e dokumenteve, për t’i marrë të dhënat në mënyrë formale. Secili grup të identifikojë qartë informacionin që kërkon, duke garantuar një proces të hapur dhe të plotë,” u shpreh ai.

Mazniku shtoi se besimi tek rezultati final lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e procesit: “Besoj shumë tek procesi. Sa më i shëndetshëm të jetë ai, aq më shumë garanci kemi për një reformë të qëndrueshme dhe funksionale.” Ministri Demo, prezantoi një analizë të detajuar mbi arritjet dhe problematikat e konstatuara ndër vite, duke theksuar nevojën për një qasje të re që reflekton zhvillimet demografike, ekonomike dhe territoriale të vendit. Kalendari i punës, dakordësuar nga të dyja palët, do të pasohet me dëgjesa publike, në të gjithë Shqipërinë, duke përfshirë qytetarë, përfaqësues vendorë dhe ekspertë të fushës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Synimi final ndarjes së re mbetet forcimi i pushtetit vendor, bashki më të afta për të ofruar shërbime dhe thithur investime të huaja më efikase, me financa të qëndrueshme dhe shërbime më cilësore për qytetarët, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe përfaqësimin lokal, si dhe duke garantuar një zhvillim të balancuar në të gjithë territorin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?