Testi i ADN-së, zgjidhet enigma e Romanovëve të Rusisë
Shkencëtarët rusë kanë raportuar se testi i ADN-së, i kryer me kërkesë të Kishës Ortodokse Ruse, ka vërtetuar autenticitetin e mbetjeve mortore të Carit të fundit të Rusisë, Nikolaj II dhe bashkëshortes së tij, Aleksandrës.
Kështu, rezultatet e testit të ADN-së mundësojnë që familja Romavov, e cila ishte vrarë nga bolshevikët në vitin 1918, të varroset në një vend, në Katedralen e Shën Petërburgut.
Në vitin 2000, Kisha Ortodokse Ruse e kishte kakonizuar familjen mbretërore, por nga komisioni i veçantë i forenzistëve ka kërkuar të dhëna shtesë që të sigurohet se bëhet fjalë për mbetje mortore të Mbretit dhe Mbretëreshës, si edhe të dy prej pesë fëmijëve të tyre, Aleksejit e Marias, mbetjet e të cilëve janë gjetur me vonë.
Në muajin shtator, forenzistët kanë zhvarrosur mbetjet e Carit Nikolaj dhe bashkëshortes së tij Aleksandrës, ua kanë marrë mostrat e ADN-së, analiza e të cilave ka çuar në përfundimin se bëhet fjalë për mbetjet autentike të çiftit mbretëror. Carin Nikolaj II, bashkëshortja e tij, Aleksandrën, pesë fëmijët e tyre dhe shërbëtoret janë vrarë nga bolshevikët në vitin 1918, në Ekaterinburg, kurse trupat e tyre janë varrosur në malin e Uralit. Në vitin 1991, mbetjet e çiftit mbretëror dhe të tri vajzave të tyre janë mbartur në Shën Petërburg, por janë zhvarrosur përsëri në vitin 1993, me qëllim që të vërtetohet autenticiteti i tyre.
Mbetjet e dy fëmijëve, Aleksejit dhe Marias, janë gjetur në vitin 2007, prandaj është kërkuar analizë shtesë. Në muajin tetor, Komisioni i forenzikës paralajmëroi se në kuadrin e të njëjtave hulumtime, do të bëhej edhe zhvarrosja e mbetjeve mortore të Carit Aleksandri III, babait të Carit Nikolaj II.