Tezat e Maturës kundrejt votës, Rama: Po ju mashtrojnë, refuzoni çdo ofertë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve se mëngjesin e sotëm kanë nisur shpërndarja e tezave të maturës kundrejt votave të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Duke folur nga Poliçani, Rama tha se kushdo që i ofron tezën e maturës për provimin e sotëm të gjuhës së huaj, po mashtron pasi tezat janë të sekretuara dhe nuk i ka askush.

Ai u bëri thirrje maturantëve që të refuzojnë blerjen e tezës së maturës pasi është mashtrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot në mëngjes lexova me trishtim një lajm që maturantëve ka filluar t’u ofrohet kopja e tezave të maturës në këmbim të parave dhe kartave të identitetit për familjarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së pari dua t’i them maturantëve që kushdo që ju ofron këtë është në mashtrim sepse tezat e mturës janë të supersekretuara dhe askush nuk mund t’i ketë, e jo më t’i nxjerrë në pazarin e votave.

Së dyti, dua t’i them të gjithë atyre që gjenden përpara kësaj oferte mashtruese që jo vetëm ta refuzojnë por edhe të kuptojnë se mjafton një ofertë e tillë për të refuzuar ofertuesin dhe për t’u bashkuar edhe më shumë për PS”, tha Rama nga Poliçani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?