Tha se e kërcënoi ISIS, Vali Corleone tregon arsyet: E para, sepse jam king!

 

Lajmi se edhe Vali Corleone është kërcënuar nga ISIS, ka dhënë efektet e veta. 

Personazhi i njohur për jetën e tij luksoze dhe kontroverse, pak ditë më parë ka qenë viktimë e kërcënimeve nga terroristët që kanë frikësuar të gjithë botën.

Por cila është lidhja e Valit me xhihadistët dhe cila ka qenë arsyeja e këtyre “sulmeve verbale”? Në një rrëfim për “Bluetooth”, Vali shpjegon se në fakt konflikti i tij me ISIS ka nisur përpara sulmeve në Paris. Ai ka shpjeguar se disa muaj më parë ka pasur një përballje të drejtpërdrejtë me të supozuarit xhihadistë të ISIS. “Kam pasur një ballafaqim me ta përpara disa muajve. Mendoj se ishin nga Kosova, flisnin shqip. Pas përballjes i ftova të vinin në rezidencën time, por nuk u morra më gjatë me këtë histori”, ka shpjeguar personazhi, teksa thotë se kërcënimet janë rikthyer së fundi, pas publikimit të fotografisë së një dhurate në rrjetet sociale. Vali ka publikuar fotografinë e një vëthi me kryq, e menjëherë më pas ka marrë mesazhe të njëpasnjëshme, teksti i të cilave ishte në gjuhën arabe. “Më kanë dërguar edhe disa fotografi, të cilat për njerëzit do ishin shumë trishtuese, por për mua janë normale”, ka thënë Vali. I pyetur se cila është arsyeja që ISIS e ka vënë në shënjestër, ai tregon, “Sepse jam king, jam mbreti dhe për këtë arsye. Megjithatë, sytë e mi të mëdhenj dhe qerpiku nuk më dridhet. Kush më ka armik pushka iu bëftë top”. Vali ka vendosur të largohet nga Kosova njëherë e përgjithmonë. Ndonëse largimi i tij është interpretuar si një masë mbrojtjeje pas sulmeve të ISIS, Corleone thotë se nuk është aspak kështu. “Në Kosovë janë mbledhur shumë gjëra që nuk shkojnë. Ka rënë si virus, askush nuk ka dashuri për askënd, as vëllai për motrën. Po largohem jo vetëm për situatën politike, por për të gjitha ato që po ndodhin në Kosovë”, ka përfunduar ai.

Kështu, sipas pretendimeve të Vali Corleone, ISIS përveç se është në një betejë me vendet më të fuqishme dhe ka kryer terroriste ndaj tyre, si në rastin e fundit në Francë, ka shënjestruar krah fuqive të mëdha edhe Corleonen. Të jetë e vërtetë vallë?!  

 

SHKARKO APP