The Guardian: 56% e shqiptarëve marrin hua tek familjarët dhe punëdhënësit

Huaja jashtë kanaleve bankare mësohet të ketë marrë përmasa të frikshme në Shqipëri sipas një sondazhi nga Gallup Internatonal e cila e ka bërë për Bankën Botërore dhe është pasqyruar në gazetën britanike The Guardian.

Sondazhi thotë se, 56 për qind e të rriturve në Shqipëri përdoren kanalet jashtë bankave për të marrë hua në vitet 2013-2014, një shifër kjo mjaft e lartë ne krahasim me mesataren rajonale 36 për qind. Ndërsa në botë, dy në pesë njerëz morën hua në 2013-14.

Sondazhi tregon se, 43 për qind të huave për emergjenca shqiptarët i kanë marrë nga familjet, 310 për qind i kanë marrë nga punëdhënësit dhe 25 për qind e tyre gjatë nevojave emergjente kanë përdorur kursimet.
Gjithashtu sondazhi tregon se, shqiptarët anë përdorur 25 për qind të këtyre huave për shërbimet shëndetësorë, 12 për qind për arsim, 9 për qind i morën për të blerë shtëpi dhe 4 për qind e tyre për të hapur një biznes.

Sondazhi tregon se, në Shqipëri, financimet gjatë dy viteve të fundit nuk janë siguruar nga bankat dhe sektori financiar, ndryshe nga vendet e tjera.
Sondazhi i Gallup për Bankën Botërore mori në anketim 150.000 të rritur në 143 vende të botës për qasjen në shërbimet financiare.

Gallup evidentoi se huamarrja nga familja në rast emergjence është opsioni më i popullarizuar në Amerikën Latine, Amerikën e Veriut, Azinë jug-lindje, Rusia dhe Evropa Lindore me më shumë se 50% e të rriturve në Nigeri, Mauritania, Butan, Turkmenistani, Azerbajxhani, Moldavia, Maqedonia dhe Mali i Zi, pasi kanë pohuar se, ata do të shkojnë së pari për familjen e për fonde emergjente.

Por, ndërsa kreditë për emergjenca janë në rritje në perëndim dhe ka edhe një zgjerim i vazhdueshëm i institucioneve të mikrokreditit në vendet në zhvillim, kredia nuk është rruga më e sigurt për sigurimin e shpejtë të fondeve shpejt.

 

SHKARKO APP