Thëllëza përplaset me Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan kishte shkuar të premten për të inauguruar një xhami në Rize, por ajo çfarë i ka ndodhur, nuk e ka bërë shumë të lumtur.
Në të vërtetë, Erdogan përmes një simbolike, duhej që të hapte kafazin ku mbaheshin disa pëllumba dhe thëllëza, në mënyrë që t’i linte të lirë. 
Fillimisht ai u përball me “refuzimin” e pëllumbave, pasi nga prania e shumë njerëzve nuk dilnin nga kafazi. 
Më pas, një tjetër person futet brenda kafazit dhe ia kalon njërin pas tjetrit të gjitha pëllumbat dhe thëllëzat Presidentit turk, por thëllëza e fundit, rikthehet sërish tek Erdogani duke u përplasur me kokën e tij.

SHKARKO APP