Thesprotia-Çamëria
Nga Fahri Dahri
(Vendi i prejardhjes tonë(²)
Paraqitja e njeriut në Thesproti daton në periudhën paleolitike. Hulumtimet e fundit në Lefterohor konfirmojnë që njeriu prehistorik është shfaqur në Thesproti gjatë Mid (+/-250,000-35,000 pes) dhe më parë (+/-35.000-9.00 pes) periudha paleolitike. Gjatë periudhës së Neolitit (+/-9.000-2.800 pes) vendbanimet e njeriut janë zbuluar në shpellat e Psakës, Risianit, Siderit, Sajadhë, gjatë luginës së Kokytos.
Qytetet dhe qëndrat e banuara antike: Mavromati (Sajadha), Kefalohori (Murgan-Camanta), Gitana (në afërsi të Kastrisë), Dolani, Riziani (Rrëzanji), Elea (Valiani i sotëm), Marmara dhe Dymokastro (Arpica).Banorët e atyre tetë qëndrave janë paraardhësit e çamëve të sotëm, pa dallime fetare, kjo kuptohet edhe nga arritjet e studimeve të shkencave të tjera si antropologjia, historia etj. Prania e rrallë e fiseve para-helene gjatë epokës së Bakrit (mijëvjeçarit III para Krishtit) është vërtetuar arkeologjikisht. Vendbanimet e para të fiseve Ellinas dhe Thesprotë në Thesproti dhe në Epir, në përgjithësi, datojnë në fund të viteve 2.000 para Krishit. Gjatë shekujve XIV dhe XII pes, kolonët Mykeanë mbërrijnë në Thesproti nga Peloponezi Perëndimor dhe u përhapen drejt gjireve jugore të saj, ku instaluan themelet e fortifikimeve në qendrat e banimeve: Efyra që ndodhet në grykëderdhjen e lumit Aheron dhe Toryni parahistorik në gjirin e Lychnos. Portet e përshtatshme në brigjet e Thesprotisë dhe pozita e saj, për banorët e hershëm historik jugorë, krijonin kushtet për të patur interesa ndaj Italisë. Vendbanimet e lleianasve në shekullin e VIII, të Korinthasve dhe Korfiatëve në shekujt VII dhe VI para Krishtit, nga Ambrakia deri në Epidamnos (Durrës), rifilluan marrëdhëniet e Epirit me Greqinë jugore.
Në fillim të shekullit IV, Mollosët aneksuan Dodonën, Kasopian dhe Thesprotinë lindore në përgjithësi, duke kufizuar dominimin territorial të Thesprotëve, të cilët edhe pse kishin harxhuar në Kestrinën jugore, nuk ishin në gjendje të konkuronin Mollosët, si rrjedhojë pranuan krijimin e Lidhjes së përbashkët, e cila u formua në vitet 333/323 para Krishtit nga Mollosët dhe Thesprotët. Gjysma e dytë e shek. IV përmban një pikë referimi të rëndësishme në historinë e Thesprotisë: fshatrat e vogla, të cilat nuk ishin rrethuar me mure, vendosën së bashku për ti fortifikuar dhe për të krijuar qytete me organizim të plotë e të përhershëm. Zhvillimi i këtyre qendrave urbane, krijimi i të cilave ishte i imponuar nga shkaqet financiare, administrative dhe mbrojtëse, u konsiderua si një nga proceset më të rëndësishme të Thesprotisë dhe të Epirit, në mes të shekullit IV para Krishtit dhe para pushtimit romak.
Humbja e Perseut, mbreti i fundit Maqedonas, sipas urdhërave të Senatit (Livius, Polyvios), ishte pasuar me vendosjen në zjarr dhe shkatërrimin e 70 (shtatëdhjetë) qytete të Epirit nga ana e ushtrisë romake. Një nga rajonet të cilat u dënua mizorisht ishte Thesprotia. Shkatërrimi i ndodhur në vitin 167 pes, arriti të realizohej plotësisht në vitet 88/87 para Krishtit, nga një shkatërrim i madh prej mercenarëve Thraka e Mithridates e Efpatoros. Këto dy shkatërrime na përshkruhen nga gjeografi Straboni në fshatrat e Epirit në kohën e Augustit. Vendosjen romane, në të cilin pasoi pushtimi romak, favorizuan zhvillimin e qyteteve, ose të paktën disa prej tyre. Tipike ishte rasti i Fotikit, që ndodhet në veri të Paramëthisë, themeli i të cilit daton në shekullin I pes. Me themelimin e Nikopolit nga Augusti (për të përkujtuar fitoren e tij në Aktio kundër forcave të bashkuara të Antonit dhe Kleopatrës në vitin 31 pes) pas pamjeve të plaçkitjeve të zbatuara në fshatra, kuptohet populli i Thesprotisë u zhvendos në qytetin e ri.
Pali, Apostulli i Kombeve, qëndroi një dimër në Nikopol. Nga shekulli I para Krishtit, nuk ka pasur ndonjë komunitet të krishterë në Nikopol, por nga andej duket se është përhapur krishterimi.
Vila e Ladohorit, me sarcofagun e saj prej mermeri, barelievet romake dhe gjetjet veçanërisht të rëndësishme të Muzeut, janë argumente për të provuar se gjiri i Gumenicës,"portit të shkretë" të Tuqididit, ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së vonë në kohët e lashta.
Në kundërshtim me traditën relativisht të gjerë letrare për Thesprotinë gjatë kohëve të lashta, dëshmitë historike për të njëjtin rajon pothuajse mungojnë gjatë viteve bizantine. Sipas periudhës së lashtë-krishtere, shekujt IV e VI pas Krishtit, vendbanimet më të famshme nga periudha e mëparshme ishin: Fotiki; vendbanimi i Ladohorit; e përmendur ishte edhe Palaia. Kisha e madhe, e ndërtuar nga peshkopi Dontaos me dhurimin e M. Theodosios, identifikohet me rrënojat e Bazilikës të lashtë-krishtere në Gliqi, në bregun perëndimor të lumit Aheron. Bastisjet e fiseve të ndryshme gjermane dhe sllave, nga shek. IV pas Krishtit e në vazhdim, rezultuan në shkatërrimin e qyteteve të tëra dhe dëbimin e njerëzve, si rrjedhojë lindi nevoja për forcimin e fshatrave të reja, si Fotiki, që është përmendur nga historiani Prokopios, në lidhje me periudhën e Justinianit, në veprat e tij "Peri Ktismaton", apo lëvizjen e tyre për fortifikime në pozicione më të natyrshme si Evroia. Thesprotia, gjatë periudhës bizantine, ishte pjesë e njësisë administrative "Thema" të Palaia (Evroia) të Epirit. Peshkopi i Epirit, Nikiforos një pjesë të Thesprotisë i a dha si prikë vajzës së tij Tamara për martesën e saj me princin Philippos i Tarantës. Njëqind vjet më vonë venedikasit, princat e detit Adriatik dhe Jon, zaptojnë brigjet e Thesprotisë, duke krijuar bazat në Sajadhë, Fanar dhe Pargë.
Gjatë së njëjtës periudhë pas-bizantine, si edhe shekujt e fundit para nënshtrimit të tyre ndaj turqve, u vendosën themelet e vendbanimeve të Osdinës ose “Pesë Kishat”, Gumenicës dhe Paramëthisë, të cilat jo vetëm që mbijetuan gjatë periudhave të mëvonshme dhe periudhës postë bizantine, por duket kanë lulëzuar në masë të madhe. Nga Paramëthia, Metropoliti i Larisa-Trikki, Dionisi Filosofi "Skylosophos" filloi lëvizjen e tij duke qenë në krye të një turme të Janinës, përmbysi për një kohë të shkurtër dominimin turk, i cili pas dështimit përfundimtar të lëvizjes, u bë më i rreptë në drejtim të planit të papërmbushur.
Në kohët e lashta kryeqendra e sotme e Thesprotisë, Gumenica, e njohur si Titani, (Gitana), ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Mbretërisë së Thesprotisë gjatë shek. IV, që mbulonte nji sipërfaqe prej 28 hektarë. Perimetri i mureve të saj ishte 2.400 metra. Muret e brendshme, në formën e një drapëri e ndanin qytetin përgjysmë. Kulla më e rëndësishme e saj ndodhej në krye të kodrës, mendohet të ketë qenë një vend i shenjtë fetar. Gërmimet kanë zbuluar një teatër me 2.500 vende dhe rrënojat e dy tempujve. Qyteti ishte një vendtakimi i Lidhjes Epirote, por u shkatërrua nga romakët në vitin167 pes, më vonë qyteti u aneksua në Perandorinë Romake. Gumenica e sunduar nga Perandoria Otomane, në vitn 1909 për nder të Sulltanit Otoman Mehmet V, u quajt "Reshadije"nga viti 1909 deri më1918. Pas vitit 1918 emri i qytetit ishte Grava (në dialektin thesprot/çam, do të thotë "shpellë"); në vitin 1938 u bë kryeqendra e prefekturës së Thesprotisë dhe u emërua Gumenicë.
Thesprotët vazhduan përleshjet në vitet 1854, 1878 dhe 1897 për çlirimin e tyre nga zgjedha turke, por nuk arritën të fitonin pavarësinë, mbasi Fuqitë e Mëdha, në vitin 1913 vendosën coptimin e territoreve shqiptare, i sakrifikuan shqiptarët për të ruajtur interesat dhe ekuilibrat ndërmjet tyre. Vendimin e padrejtë që morën Fuqitë e Mëdha në atë Konferencë, e mësojmë edhe nga interpelanca e z. Edward Grey, ish ministër i punëve të jashtme i Britanisë së Madhe, i cili ka deklaruar:“Jami bindur se, kur të dihen të gjitha, ky vendim do të kritikohet me të drejtë nga shumë anë, prej çdo njeriu që e njeh vendin dhe qëe shikon çështjen vetëm nga pikëpamja e popullsisë së tij. Por,duhet të kemi parasysh se, në bisedimet rreth kufijve të Shqipërisë,qëllimi kryesor ishte që të mos hapej konflikt midis Fuqive tëMëdha. Prandaj, në qoftë se marrëveshja mbi Shqipërinë u arrit duke mbajtur harmoninë ndërmjet Fuqive tëMëdha, mund të themi se ka qenë një sukses i plotë për interesin jetësor të paqes në Evropë”.
Me argumentin e mësipërm fatkeq, hapësira territoriale e Shqipërisë etnike u coptua, duke dhuruar hapësira territoriale shqiptare shteteve të Greqisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Me mbylljen e kapitullit për hapësirën territoriale shqiptare, shtetet përfituese filluan strategjitë fatkeqe ndaj pakicave shqiptare në trojet e tyre.
Në mënyrë të përmbledhur shkaqet mëkryesore të masakrës greke dhe dëbimi i çamëve myslimanë të Çamërisë nga trojet e paraardhësve të tyre janë:
• Zona shqip-folëse, ishte mjaft kompakte dhe e mirëshënuar në gjeografinë lokale, Thesprotia, Preveza dhe Arta ishin dalluar simbolikisht si vende ku jetonin çamët. Në atë hapësirë territoriale, çamët (pavarësisht nga besimet fetare) përbënin një grup të dallueshëm etno-ekonomik.
• Ekzistenca e rajonit të Çamërisë, popullsia e së cilës ishte përafërsisht gjysma myslimane dhe po thuaj tërësisht shqip-folëse, u konsiderua si një problem serioz për shtetin grek, i cili parashikonte për tu konfrontuar edhe praktikisht.
• Faktori tepër vendimtar që përcaktonte qëndrimin armiqësor të shtetit Grek ndaj banorëve të Çamërisë, bazohej në atë se Çamëria ishte vazhdimi jugperëndimor i pozicionit gjeografik të Shqipërisë. Ai pozicion gjeografik dhe prania në afërsi të kufirit e popullsisë çame, sidomos e çamëve myslimanë, për shtetin Grek konsiderohej armiqësore ndaj interesave kombëtare greke, si e tillë ajo shkaktonte ankth për zyrtarët grekë, që nga një kuptim policor-militarist përkeqësonte sigurinë dhe territorin.
• Sipas historiografisë greke, çamët e lashtë tradhëtuan kombin e tyre me konvertimin në islam në shkallë të parë dhe e identifikuan veten me nji komb alien në sekondë.
• Gramatikonjtë grekë, për ti paraprirë së ardhmes, ndyshuan qëndrim mbas eksodit, sepse në epokën e parimit të kombësive ”Territori u pohua përmes popullsisë së saj, territori u bë qasja normative”. Kështu që çamët, banorët autoktonë të Thesprotisë, nuk mund të ishin të etnive të tjera por vetëm të etnisë greke, ndryshe humbte territori. Por me që ata u konvertuan në islam dhe u deklaruan etni jogreke, për shtetin dhe kishën Greke, nuk mund të jetonin në vendin e grekëve, prandaj para eksodit u përdorën shpifjet, gënjeshtrat, siç ishin pretendimet greke se çamë ishin të ardhur nga Turqia, nuk kishin ndërgjegje kombëtare dhe gjatë luftës së Dytë Botërore u përcaktuan ”bashkëpunëtorë me okupatorin” etj, etj.
Shkurtimish këto ishin arësyet kryesore që çamët u vranë, u therën, u përdhunuan, u çpronësuan dhe u dëbuan nga Thesprotia, vendi i tyre autokton; ndërsa pretendimet, akuzat, gënjeshtrat dhe shpifjet greke të shumëllojta, të cilat reklamohen prej tyre, të ndryshuara në kohë të ndryshme, jo vetëm që nuk e përligjin masakrën greke ndaj çamëve; përkundrazi argumentojnë të vërtetat dhe e thellojnë përcaktimin e genocidit: “turpi më i madh i shtetit dhe i kishës Greke”.
Kapitulli për metodat dhe mjetet e përdorura nga shteti Grek për çfarosjen në tërësi të nji komuniteti etno-fetar, spjegohet me praktikimin e ideologjisë së Makiavelit: ”Qëllimi është me fondamental se sa mjeti për arritjen e tij”. Çamëria dhe çamët, kanë qënë, janë dhe do të jenë nji realitet i pamohueshëm. Në kohë do të marrë zgjidhje, ndërsa historia nuk mund të heshtë, ajo do të shkruaj, prandaj është krijuar nga babai i saj Aristoteli.
•••
Shënim (¹): Aktualisht në hapësirën territoriale të Çamërisë përfshihen prefekturat e Thesprotisë, Prevezës dhe Artës.
Shënim (²):Reagim sqarues për nji lajm që, sipas mediave greke, i paska ardhur Tiranës zyrtare, për tërespektuar të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri si edhe t’u verë fre atyre që flasin për Çamërinë.