Thirrja e avokatit pas shkrirjes së Gjykatës Kushtetuese: “Fol o gur, fol o mur”!
Sot KPK (Vettingu) palosi edhe një anëtar tjetër të gjykatës kushtetuese. Gani Dizdarin e shkarkuan si anëtar i kushtetueses, pasi nipi del me lidhje të dyshimta.
Tashmë në Gjykatën Kushtetuese kanë mbetur dy anëtarë, kryetari i këtij institucioni Bashkim Dedja dhe anëtarja Vitore Tusha.
Gani Dizdari është anëtari i radhës i Gjykatës Kushtetuese, i cili është shkarkuar prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
“E para procesi nuk ka mbaruar sepse vendimi i KPK do të ankimohet në Komisionin e Posaçëm. Së dyti, KPK shpreh, mbron qëndrimin e tij me dy standarte. Vini re vendimet dhe konstatoni që KPK nuk vepron mbi bazën e asaj çka paraqet subjekti por vetëm mbi bazën e asaj çka mund të ketë ndonjë listë në tavolinë. Dhe së treti, KPK në këto kushte kur vepron me dy standarte, i thuhet fjalës: Fol o gur, fol o mur”- tha avokati Sokol Hazizaj.
Nga 9 anëtarë sipas Kushtetutës, tashmë kjo gjykatë superiore ka vetëm dy veta!
E pabesueshme, se çfarë po sakatojnë këtë gjykatë e cila ka fuqi që të interpretojë Kushtetutën si dhe të rrëzojë ligjet apo vendimet e Kuvendit të Shqipërisë. Edhe të çdo institucioni tjetër në Shqipëri.