Thirrje për protestë më 8 maj, Flamur Noka takon qytetarët: Betejë për fundin e regjimit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka këtë të mërkurë ka takuar qytetarë në Tiranë, ku i ka ftuar që ti bashkohen protestës së 8 maji përballë Kryeministrisë. Ai e përshkroi protestën si një “betejë për fundin e regjimit”, duke përdorur tone të forta kundër qeverisë aktuale.
Thirrja vjen në kuadër të mobilizimit të strukturave të Partisë Demokratike në kryeqytet, ndërsa pritet të shihet se sa do të jetë pjesëmarrja dhe ndikimi i kësaj proteste në zhvillimet politike në vend.
”Bashkë me ekipin e Degës 9 në Tiranë thirrëm bashkëqytetarët tanë në protestën e datës 8 MAJ. Nuk ka rrugëzgjidhje për shqiptarët veçse kryengritjes. Kjo është një betejë për fundin e regjimit. Përpara kryeministrisë, për dinjitetin e qytetarit kundër regjimit të një sekti narkokriminelësh’‘,-shkruan Noka.
KOHA JONË SONDAZH

