Thuajini Janullatos, se profesor Kristo Frashëri nuk ka vdekur

Nga Bledi Mane-Public Enemy –

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

Sot gjithe hipokritet dhe frikacaket e Tiranes ishin bashke.

Kishin hequr palltot dhe maskat e tyre sa nga dielli e sa nga mungesa e presionit dhe qendronin shkujdesur ne oborrin perendimor te Parlamentit shqitar aty ku ngjitur rri Akademia jone e Shkencave.

I pashe bashke te gjithe sejmene oborresh, te majte e te djathte, njerez me pushtet e me para, ministra e opozitare, me lule e pa lule ne dore, lektore e studente, gazetare e gra, burra e bura…

Kujtuan se kishte vdekur historiani me brilant shqiptar Kristo Frasheri dhe nxituan per t’i dhene lamtumiren e fundit.

Sot profesori permetar u kishte pergatitur nje rreng nga ato qe prodhon me shumice gadishulli yne per te mitizuar te paqenshmen, e per ti testuar ne dite qameti.

Kristo Frasherin e takoja shpesh ne banesen e tij jo shume larg “Rruges se Elbasanit”.

I verber por me trurin plot drite, me tubat e oksigjenit ndene hunde por plot me ajer te paster ne fjalen e tij, i drobitur nga mosha por plot energji produktive nuk rreshtte se punuari sipas menyres se tij.

Profesori qe nuk iu nda historigrafise per te na lene pas racionalen ndjehej i braktisur.

Politika e djathte kur ishte ne pushtet e kishte menjanuar, akademizmi e xhelozonte, gazetaret e dashuronin vetem kur klithte patriotizmi nga dhimbjet…

Sot une pashe nje tjeter premiere te teatrit absurd dhe dramaturg nuk ishte Beketi.

Sot beketërit shqiptare ishin edhe skenariste, edhe aktore, edhe spektatore, edhe biletashites, edhe biletableres.

Te gjithe aktruan shemtuar dhe e hengren golin e rradhes.

Arkivoli i zbukuruar me lule importi holandeze pa arome ishte bosh. Frasherlliu im Kristo Frasheri nuk ka vdekur.

E keni gjalle te librat, te debatet shkencore, te lufta per mbrojtjen e identitetit, te perkushtimi ndaj kauzes se te vertetes se hidhur, te leksionet qe i jep klerit fanatik te natyralizuar halabakshçe shqiptaro-otomano-grek.

Kristo Frasheri sot ua vdiq gezimin tuaj provizor.

Kristo Frasheri mbetet nje nga ata te paktet shqiptarë qe ju matrapaze interesash meskine nuk e helmuat dot as ne kishen tuaj, nuk e tritolizuat as ne xhamine tuaj, nuk e bete dot as deputet manekin te partise tuaj!!!

TEMA

SHKARKO APP