Ti bësh gropën vetes në burg, arratisja e dështuar (VIDEO)

Arratisja në tentativë e një të burgosuri, po bën xhiron e portaleve dhe rrjeteve sociale. Kjo pasi, në vend që të shpëtonte nga qelia, i burgosuri i hapi vetes të tjera telashe të mëdha.

Ngjarja ndodhi në rajonin e policisë së Balneario Piçarras, në Santa Catarina në Brazil, ku personi i ndaluar nga policia tentoi të arratiset përmes një të çare në derë, e cila rezultoi shumë e vogël për ta lejuar atë të realizonte arratisjen e tij spektakolare.

Ai kishte arritur të kalonte kokën dhe supet, por më pas rezultoi gjithçka një mision i pamundur, jo vetëm për t’u arratisur, por edhe për t’u kthyer pas, duke ngecur në të çarën ku i shërbehej ushqim të dënuarve. Edhe pse policia përdori vaj për ta liruar të burgosurin ajo nuk funksionoi dhe për ta liruar atë u përdoren mjete prerëse.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=4auEP3cBGMU” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP