Tirana me bordello ilegale?!
Haberet e mitros
Nga Mitro Çela
Ditë e diel. U bëmë bashkë. Tre pensionistë dhe një djalë. Kërnacka. Raki. Habere pa politikë. Muhabetin e hapa unë:
-Do tregoj një bëmë nga Parisi…Janë ulur në kafe” Rosant” dy burra. Njeri ka bordello. Tjetri gazetar.
Bisesmeni:- Bordello më del me humbje. Një vit më parë ndërrova kolltuqet. Më keq bilanci. Bleva perde të kuqe. Keq e më keq. Ndërrova abazhurët. Fitimi nën nivelin e detit…
Gazetari:- Ndërro kurvat!
-Mitro! Më mbeti kërnacka në lëfyt.-Foli një nga pensionistwt.- Çështë kjo fjalë “kurva”. Folë shqip: Prostitutat. Kam një vërejte: Pse të flasim për bordellot e Parisit, kur Tirana nuk ka asnjë për be?!
-Je në metro, mo dhaskal?! Vetëm në Bllok, unë di 3 bordello.- Foli djaloshi, që është edhe nipi im.-Ka prostituta nga Moldavia, Rusia, Kenia, Italia a Franca. Ka edhe studente albaneze. Me djersën e ballit nxjerrin ndonjë koqe leku. Së pari. Punohet me telefon.…Alo…dhe të del menazheri I kurvave…Çfarë malli doni? Të huaj apo vendi? Nga vendet e lindjes apo nga perëndimi? Mbi apo nën 20 vjeçare?!…Ok. Ku jeni?…Për 30 minuta vjen taksia me vajzat….Së dyti. Ka disa lokale. Në dukje kafenë. Nën rrogos ka prostituta. Në se u pret kandari, pas kërnackave, hedhim ndonjë lek. Çmimi për të parë një herë Amerikën si pensionist, luhatet nga 50 dollarë deri në 200 dollarë. Çmimi është derivate I moshës. I shërbimeve që kërkon: Thjesht seks. Seks oral. Sekse mes cicave. Sekse një hap para-dy hapa mbrapa. Kohëzgjatja…