Tiranë, bie çmimi i apartamenteve me rreth 30%
Çmimet e apartementeve në Kryeqytet kanë pësuar rënie, me një vlerë prej rreth 30% në këto 5 vitet e fundit. Kështu shprehen agjensitë imobiliare dhe njëri prej specialistëve të tyre, Lefter Salia,thotë se rënia e çmimit të apartamenteve vjen për disa arsye.
Ajo që vihet re është edhe një ulje e çmimit të qerave. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, çmimet e apartamenteve kanë arritur pikën më të ulët. Ndërsa pritet të mos ketë më ulje të mëtejshme për shkak të rënies së ofertës dhe maturimit të çmimeve.
Sipas tyre, në vitet në vazhdim, pritet një rritje e çmimeve si rezultat i standardeve më të larta në ndërtim dhe kërkesave të pronarëve të trojeve gjithmonë më të larta, si dhe kosto e parasë së investuar është gjithmonë e më e lartë, për arsye të qarkullimit më të ngadaltë në shitje.