Tiranë /Si transportohet i vdekuri në rrugë (VIDEO)

Nëse është e vërtetë është cnjerrëzore. Në videon e më poshtme, e cila ka shkaktuar një reagim në rrjetet sociale, nga pamja duket si një trup i pajetë, që transportohet në rrugët e Tiranës.

Pamjet janë kapur nga një person që po kalonte me makinë pranë zonës së ish­-profarmës, e që lëviz me shpejtësi, për të ikur në një rrugë me errësirë.

Videoja e publikuar nga “Jeta osh qef” tregon një person të paidentifikuar që lëviz i qetë, në mes të rrugës me një barrelë, mbi të cilën gjendet një njeri i vdekur.

Ky i fundit është i mbuluar me një çarçaf.

//

SHKARKO APP