“Titanik”, fotot e papublikuara dalin në ankand (FOTO)
Mbytja e “Titanik”-ut ende ka mister. Këtë herë në ankand kanë dalë foto të rralla, pjesë e një fotoalbumi të avokatit, Louis M. Ogden.
Ai po nisej drejt Europës me bashkëshorten e tij, Agatha, kur në prill të 1912-s anija e tyre mori një thirrje emergjence nga Titanik, e cila ishte goditur me një ajsberg dhe po mbytej.
Anija Carpathia mbërriti në vendngjarje në agim, duke nisur që të shpëtojë të mbijetuarit që kishin kaluar natën në varkat e shpëtimit. Ogden kishte blerë aparatin fotografik për udhëtimin, i cila ishte mjet tepër i rrallë nëse nuk ishe i pasur për ta zotëruar.