Tmerr çmimi i naftës në Shqiperi; 1,32 euro një litër

 

Shqipëria nuk ndalon por mban rekord për rritjen e çmimit të naftës, jo vetëm në Ballkan por edhe në tërë Evropën. Të dhënat e fundit të monitorimit të çmimit të karburantit tregojnë se në gush 1 litër naftë në vendin tonë arriti në 1.32 euro. Ndërkohë që në të njëjtat nivele ndodhet edhe Ukraina sa i përket naftës.

Çmimi i naftës

Muajin e fundit, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, së bashku me Ukrainën, në të cilat u rrit çmimi i naftës. Rekordin negativ e konstaton “autotraveler.ru”, një faqe ruse interneti e cila publikon në mënyrë periodike, dy herë në muaj, çmimet me pakicë të karburanteve në të gjithë Europën. Sipas të dhënave, në të gjitha shtetet e tjera çmimi i karburanteve është ulur. Më konkretisht, sipas të dhënave nga kjo faqe, nga 1.29 euro për litër, që ishte në mes të korrikut, çmimi i naftë në Shqipëri arriti 1.32 euro për litër në fillim të gushtit.

Situata

Ndërkohë që, nga 1 gushti e deri më tani, çmimi i karburanteve në tregun vendas ka mbetur i pandryshuar, ndërkohë që siç tregon tabela thuajse në të gjitha vendet e tjera është ulur. Rënia dramatike e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare dhe mosreflektimi i tij në tregun e brendshëm, si pasojë e taksave të larta, por edhe abuzimeve të tregtarëve, e ka ngjitur Shqipërinë në majën e vendeve me çmimin më të lartë të karburanteve.

Krahasimi

Aktualisht, në pikat me pakicë, një litër naftë shitet nga 184 deri në 187 lekë, ose afro 1.3 euro. Sipas “Fuel Prices Europe”, kjo e ngjit Shqipërinë në vendin e tetë në Europë me çmimin më të lartë të naftës, duke lënë pas shumë ekonomi të zhvilluara me të ardhura për frymë disa herë më të larta.

SHKARKO APP