Tom Cruise i financon dasmën, e bija lë jashtë Nicole Kidman
Nicole Kidman nuk ishte e ftuar në dasmën e vajzës së saj të adoptuar, Isabella Cruise, edhe pse ato jetojnë shumë pranë njëra – tjetrës.
Bella, kurorëzoi lidhjen e saj të dashurisë me Max Parker, muajin e kaluar.
Sipas Page Six, Nicole Kidman nuk figuronte në listën e të ftuarve.
Madje, ajo as nuk e dinte se vajza e saj kishte ndërmend të martohej, ndonëse nuk e kishte fshehur dëshirën të merrte pjesë në dasmën e saj.
Mediat raportojnë se dasma është financuar nga i ati, Tom Cruise, por burime pranë tij thonë se as ai nuk ka qenë i pranishëm në ceremoni.
Duket se Tom Cruise ka porositur vajzën që të mos pranonte Nicole në dasmën e saj.