Topalli akuzon Peleshit: Urdhri politik që keni marrë po i mbyll gojën opozitës, ik nga posti nëse…
Ish-kryeparlamentarja, deputetja e PD-së Jozefina Topalli, ka ”këshilluar” kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin në bazë të eksperiencë së saj në krye të këtij institucioni. Ajo thotë se vendimi politik që ka marrë Peleshi është për t’i mbyllur gojën opozitës. Ndër të tjera, Topalli i thotë kryeparlamentarit se të heqë dorë nga posti, në momentin që nuk lejohet të respektojnë rregulloren dhe ligjin.
”Mua më bën shumë përshtypje që flisni për manual dhe ju duket se qëndron mbi rregullore. Njësoj si të thuash se ligji qëndron mbi Kushtetutën. Ka një historik parlamentarizmi dhe nuk ka ndodh kurrë që deputetët kanë dashur të bëjnë pyetje, dhe t’i jetë mohuar e drejta e pyetjes.
Ndaj dhe urdhri politik që keni marrë, është për të mbyllur gojën opozitës, kjo është e rëndë. Nuk ka ndodh kurrë që kur institucionet kanë ardhur për raportuar dhe deputët kanë dashur të bëjnë pyetje, kurrë nuk i është mohuar e drejta.
Njeriu vendos që të ikë nga një karrige nëse ligji që detyron ta zbatojë bie në kundërshtim me vendimin politik të mazhorancës, Unë kam votuar kundër prokurorëve të përgjithshëm të propozuar nga mazhoranca kur isha kryetare e parlamentit. Janë vendime të vështira, por janë vendime që njeriu i merr në bazë të ndërgjegjes”, tha Topalli.
KOHA JONË SONDAZH

