Topalli: Më ktheni statutin dhe forumet e PD, t’ju kthej si kusur Bashën

Deputetja e PD-së Jozefina Topalli e pakënaqur nga moskandidimi në zgjedhjet e qershorit dhe me shumë pesimizëm për të ardhmen e kësaj force ka bërë një sfidë të hapur për demokratët.

Ndërsa ka kërkuar të respektohen forumet e partisë që sipas saj nuk janë pyetur për listën e kandidatëve, Topalli tha se në këmbim mund të jepte Bashën.

“Më ktheni statutin dhe forumet e PD, t’ju kthej si kusur Bashën”, u shpreh Topalli, duke aluduar në këtë mënyrë se nëse do respektoheshin forumet dhe statuti, Basha nuk do ishte më kryetar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?