Topalli: Reforma në Drejtësi, eksperiment më i dështuar. S’na falet që një gjyqtar vr*tet në Gjykatë

Ish-kryeparlamentarja dhe deputetja e PD-së, Jozefina Topalli nga foltorja e Kuvendit teksa bëri një skanim të Reformës në Drejtësi, ku deklaroi se qytetarët kanë humbur besimin te drejtësia. Ajo tha se dhe qeveria e ka pranuar dështimin.

”Ndodh dhe që reformat dështojnë. Kur reformat dështojnë në drejtësi, sigurisht që kjo është shumë e rrezikshme se dështimi i çdo reforme i çdo rreziku. Kur pushteti refuzon dështimin e reformës, atëherë ne kemi përballje me një alarm të madh që quhet shtet. Pas 10 viteve ne përballemi me një situatë, që nuk ka lidhje çfarë lexohet në letra. As me ato raportet sa po dëgjuam.

Pas 10 viteve ne kemi përjetuar 5 vite pa Gjykatë Kushtetuese, por kemi jetuar me një sistem shtet arbitrar. Në këto vite kemi jetuar me mungesën e gjykatës së lartë. Do të thotë se ne kemi pasur një shtet në koma. Përgjatë periudhe ne përballemi, në gjykata dhe prokurori që mbi 33% ka vakanca dhe janë të paplota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse në një zyrë gjykate mungon gjykatësi, aty ligji vdes, nëse në një zyrë mungon prokurori aty krimi jeton. Nëse në një vendim gjyqësor ne duhet që ta marrim pas 16 vitesh, kjo ka të bëjë koha dhe ndikimi i tij në vënie e drejtësisë”, tha Topalli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?