Topalli uron të bijën për ditëlindje, ja dedikimi prekës

Vajza e ish­-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, feston sot ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet më familjarët, miqtë e shokët. Por ajo çka ka rënë në sy, është një urim prekës e emocionues që i vjen nga nëna e saj. Nëpërmjet një dedikimi prekës të postuar në rrjetin social “Facebook”, Jozefina Topalli ka zgjedhur të urojë vajzën e saj për ditëlindjen, duke e shoqëruar atë edhe me një foto ku deputetja e PD shfaqet përkrah së bijës.

“Ime bijë, Megi, sot ka ditëlindjen! Lindja e fëmijës për çdo nënë është gëzimi më i papërshkrueshëm i jetës. Por, po atë ditë që lindi Megi, im atë u nda nga jeta. Në shpirtin tim atë ditë kam jetuar ndjenjat më të fuqishme që më përziheshin bashkë…dhimbja e forte për babain që e kam dashur aq shumë dhe mrekullia e fëmijës që erdhi në jetë dhe mora në krah….”, shkruan Topalli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?