Tottenham konfirmon lajmin, Son duhet të kryejë ushtrinë në Kore

Son Heung-Min do të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut, teksa mund të kthehet në Angli vetëm në maj. Lajmi qarkullonte prej disa ditësh, por është konfirmuar nga klubi i Tottenham ditën e sotme me anë të një njoftimi për shtyp në faqen zyrtare.

Son ishte kthyer në Kore në fund të marsit dhe aktualisht është ende duke përfunduar periudhën e detyrueshme të karantinës, në pritje edhe të shërimit nga një dëmtim që ka pësuar në krah më 16 shkurt. /Koha Jone/

SHKARKO APP