Trafik i rënduar nga moti i keq në Tiranë, dy autobusë urbanë pësojnë defekt në mes të rrugës

Një situatë e pazakontë dhe mjaft problematike është regjistruar këtë mëngjes në kryeqytet, duke prekur drejtpërdrejt udhëtarët e linjës urbane “Tirana e Re”.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar trafik të rënduar në disa akse kryesore të qytetit, por vështirësitë u shtuan edhe më shumë kur të paktën dy autobusë të kësaj linje pësuan defekt në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin dhe duke lënë dhjetëra pasagjerë në pritje, nën shi.

Sipas raportimeve nga qytetarët, kjo situatë nuk është e izoluar, por është përsëritur disa herë gjatë ditëve të fundit. Udhëtarët shprehen se vonesat e vazhdueshme po u rrezikojnë vendin e punës, ndërsa nxënësit dhe studentët po humbasin orë mësimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për kontrollin teknik dhe përmirësimin e shërbimit të transportit urban, në mënyrë që situata të mos përsëritet dhe të garantohet siguria dhe dinjiteti i pasagjerëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?