Tragjedi në Durrës, humb jetën turisti
Lajme E Hënë, 16 Gusht 2021 01:06
Një turist nga Zvicra ka humbur jetën në Shqipëri.
Burime nga policia thanë se 66-vjeçari me inicialet N. I., ka humbur jetën në det.
Të njëjtat burime thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13, në plazh.
66-vjeçari ka qenë duke larë në det kur ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër, infarkt.
Pas ngjarjes së rëndë, policia tha se dosjen e ka referuar në Prokurorinë e Durrësit, si ngjarje aksidentale.