FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i ri ndryshon skemën e Barcelonës. Ja moduli i misterioz…

Tashmë nuk ka më mistere pasi Ernesto Valverde do të jetë trajner i ri i Barcelonës. Janë burime të medias pranë klubit katalanas “Mundo Deportivo” të cilat kanë zbuluar se pas finales në Copa del Rey, Valverde do të marrë drejtimin e Barcelonës.

Por me ardhjen e trajnerit të ri te Barcelona me shumë mundësi do të ndryshojë edhe skemën taktike të vendosjes së lojtarëve.

Valverde konsiderohet si një mjeshtër i modulit 4-2-3-1 pasi e ka aplikuar te të gjitha skuadrat gjatë gjithë karrierës. Ai ka vendosur që të njëjtën filozofi ta implementojë edhe te Barcelona duke përfituar edhe nga faktori që ka në dispozicion jo vetëm një finalizues të shkëlqyer si Suarez por edhe mbështetjen e Neymar dhe Messit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që prej një periudhë të gjatë Barcelona aplikon rregullisht skemën taktike 4-3-3 por tashme me ardhjen e trajnerit të ri gjithçka do të ndryshojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?