Transferimi i Sancho te Manchester United mund të dështojë nëse …

Jadon Sancho është një nga futbollistët më të spikatur në Europë. Ylli i skuadrës së Borussia Dortmund është në listën e transferimeve të ekipeve të Premier League.

Manchester United është gati për ta rrëmbyer talentin anglez me një ofetë konkrete gjatë verës, e cila mund të kalojë vlerën e 100 milionë eurove. Sancho ndërkohë duket se i ka vendosur një kusht Djajve të Kuq.

Transferimi në “Old Trafford” do të dështojë në rast se skuadra e Solskjaer nuk do të arrijë që të sigurojë një vend për në Champions League. Chelsea dhe Liverpool janë dy ekipet e tjera që janë gati të bëjnë një ofertë zyrtare për 20-vjeçarin. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP