Transformimi i Chris Hemsworth për rolin e ri
Aktori që shihni mbahet si një ndër meshkujt më sexy në Hollywood. 32 vjeçari Chris Hemsworth është kthyer nga një sex simbol në një barktharë aspak simpatik. Për fizikun që ai ka, normalisht i duhet të marrë nga 2000 deri në 3000 kalori dhe ai e ka kaluar dietën e tij në vetëm 500 kalori. Ky ndryshim drastik nuk është as i pari as i fundit në botën e kinemasë. Mund të përmendim Jared Letto dhe Christian Bale, apo edhe Charlize Theron e cila u tranformua në një monstër të vërtetë për filmin me të njëjtin titull. Projekti kinematografik në të cilin Chris Hemsëorth do të jetë protagonist tiullohet In the Heart of the Sea. Ai ka shkrur në Instagram: “Duke provuar një dietë të re të quajtur “I humbur në det”. Nuk jua rekomandoj…”