Tre detaje “të pakëndëshme”, nga vizita e Xhon Kerry

Nga Mero Baze-

Detaji i parë i pakëndëshëm, ishte nga gjithë ata që duan të gjejnë një bisht për vizita të tilla të rëndësishme për shtetin shqiptar. Dhe këtë rradhë e kishin gjetur, duke paraqitur si arsye kryesore të vizitës së Xhon Kerry në Tiranë, sjelljen këtu të veprimtarëve të opozitës iraniane që gjenden në një kamp lufte në Irak.

E vërteta është se shteti shqiptar, ka filluar qysh nga viti 2012, të pres këta luftëtarë pa u ndjerë fare, qysh me vizitën e Sekretares Klinton, dhe numuri i tyre tani ka shkuar afërsisht deri në një mij vet. Askush nuk ja përmendi Berishës atëhere këtë fakt dhe mirë bënë, edhe pse ai e shiti gjithçka, sikur Hillari kishte ardhur ti kërkonte falje që burri i saj, ishte sjellë keq me të në vitin 1997. Xhon Kerry as i ka shtuar, as i ka pakësuar, por thjesht na konsideron si një vend, të cilit SHBA i është mirënjohëse për këtë gjest. SHBA janë vendi më i qart dhe i vendosur kundër rregjimit iranian, dhe të qëndruarit në krah të tyre në këtë histori, është një veprim i zgjuar i shtetit shqiptar dhe nuk ka lidhje, as me Sali Berishën, as me Edi Ramën.

Ajo që mund të bëj Shqipëria është ta përdor këtë gjest për të tërhequr më shumë ndihmën e UNHCR, për të qenë një aksion, i cili nuk prish ekulibrat social dhe ekonomik në vend dhe kthehet në një aksion afatgjatë pozitivë.

Detaji i dytë ka të bëj me ca karagjoz, militantë të Partisë Demokratike që kishin dal në bulevard me parrulla ku i kërkonin Xhon Kerry, “ta shpëtonte” Shqipërinë nga Xhorxh Sorosi. I kam parë që kanë kohë që janë përfshirë në këtë teori konspiracioni, biles kanë shpallur si “kryetar nderi” të shoqatës së tyre dhe Sali Berishën, ndërsa Bashës i kërkojnë llogari, pse nuk hyn në shoqatë. Natyrisht që e gjitha është për të bërë humor dhe për të mos u marrë seriozisht, deri në momentin kur ata nuk identifikohen politikisht në këtë aksion.

Ironi e fatit të tyre është se Xhorxh Sorosi, është sponsori i Xhon Kerry në fushatën presidenciale kundër Xhorxh Bushit në vitin 2004, me miliona dollarë . Nëse dikush ja ka përkthyer Xhon Kerryt parrullën, me suguri që do të ketë qesh, por rreziku është se inkriminojnë kot PD, pasi duket sikur parrulla ishte në emër të PD. Të çmendur ka plot në çdo parti, por këta tipat nuk duken të çmendur, por budallenj.

Lajmi i tretë kishte të bënte me takimin e Sekretarit Kerry me shoqërinë civile. Pozitiv ishte fakti që gjithë të ftuarit ishin fytyra të reja dhe të pakonsumuar në historinë korruptive të OJQ shqiptare, që flasin në emër të shoqërisë civile në Shqipëri. Por lajmi i trisht për ne, është se Sekretari Kerry, ka qenë i fokusuar gjatë gjithë bisedës për tridhjet minuta vetëm tek korrupsioni.

Ai ka qenë i drejtpërdrejt me bashkëbiseduesit, ka kërkuar detaje dhe informacion si funksionon korrupsioni në vend dhe si mund të luftohet ai. Kjo tregon se SHBA nuk i hanë pallavrat tona për luftë kundër korrupsionit dhe as servilizmin tonë për tu dukur luajalë me SHBA për çështje globale, me kusht që të na lënë rehat të bëjmë ndonjë lek. Ata thjeshtë e dinë që këtu vidhet!

Pikërisht për këtë shkak zotimet e të dy palëve për reformën në drejtësi, dhe Byronë e hetimit , duhet të merren seriozisht nga ata që kanë premtuar, pasi ato nuk janë pikë për Ramën apo për Bashën, por detyrime për të ecur në një rrugë ku nuk humbasim mbështetjen e SHBA. Dhe historia e këtij vendi ka provuar, se politikanët mund ti ndërrojmë dhe nuk humbasim gjë, por pa sigurinë që na jep miqësia me SHBA, nuk ja dalim dot. TEMA

SHKARKO APP