Tremujori i dytë i 2016-tës, volumi i shitjeve me pakicë rritet me 6,2 %

Në tremujorin e dytë 2016, volume i shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 6,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. INSTAT ka publikuar të dhënat mbi tregtinë me pakicë, sipas të cilit në grupin “Ushqime, pije, duhan”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 9,6 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015.

Për grupin e “Produkteve jo-ushqimore, përjashtuar karburantet, indeksi I shitjeve është rritur në nivelin 11,5 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës, duke dhënë kontributin kryesor në këtë rritje.

Në grupin “Tregti Hidrokarburesh “, indeksi i volumit të shitjeve është ulur 1,2 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015, dhe është rritur 15 % krahasuar me tremujorin paraardhës. E zhveshur nga treguesit e ulët të tregut të hidrokarbureve, indeksi I shitjeve me pakicë ka pësuar një rritje prej 10,9 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e tregtisë me pakicë reflekton rritjen e konsumit gjatë muajve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare dy tremujorët e fundit të vitit 2015 kanë shënuar rritje të konsumi, trend që ka vijuar edhe në gjatë fazës së parë të vitit 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?