Trendi më i ri i pranverës: Buzët me dy ngjyra

Ky trend në dukje i pazakontë, që vërshoi shumë shpejt në rrjetet sociale, tashmë rekomandohet nga artistët e grimit në tërë botën.

Fjala është pikërisht për buzët me dy ngjyra, i cili paraqitet edhe si trendi interesant i sezonit pranverë-verë 2016.

Kështu, nëse dëshironi që buzët tuaja të duken më të plota, përdorni ngjyra të ngjashme me nuanca të ndryshme, p.sh., e trëndafilta e butë në buzën e poshtme dhe më të theksuar në buzën e sipërme.

Kurse vajzat më të guximshme të cilat dëshirojnë që me buzët e tyre të tërheqin vëmendjen e të tjerëve, mund të përdorin dy ngjyra të kundërta siç janë e portokallta dhe e trëndafilta, apo vjollcë dhe e kuqe etj.

1

1

 

SHKARKO APP