Tri femra joshin rojet e burgut, i drogojnë e më pas lirojnë të burgosurit
Njëzetetetë të burgosur në një burg brazilian janë arratisur pasi tri femra të veshura me kostume policore nga fantazitë seksuale “joshën” rojat e burgut, është raportuar sot.
Policia gjeti tre rojat të zhveshur dhe me duar të lidhura brenda burgut publik “Nova Mutum”, afër Cuiaba, në Brazilin qendror, mëngjesin pas ikjes masive.
Raportohet se tri femrat e veshura me uniforma policore kanë droguar rojat me whisky pasi i kanë bindur ata të jenë pjesë e një orgjie, thonë hetuesit.
Të burgosurit kanë dalë nga burgu përmes dyerve kryesore, madje me vete kanë marrë edhe armë dhe municion, transmeton Koha.net. Policia më vonë ka gjetur një qese me uniforma policore të fantazive seksuale që besohet të jenë veshur nga tri mashtrueset.
E për ta vërtetuar dobësinë e rojave, polici që e ka gjetur njërin prej tyre me duar të lidhura, ka shkrepur disa foto të cilat më pas i ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale – deri më tani, fotografitë janë parë nga qindra mijëra persona.
Tri femrat e dyshuara – njëra prej të cilave mendohet se është e dashura e njërit prej të burgosurve – kanë ardhur në burg në orën 3 të mëngjesit të së enjtes dhe kanë kërkuar nga rojat që t’i lejojnë të hyjnë brenda për të “biseduar e pirë”, thotë policia.
E rojat, siç raportohet, u janë bindur urdhrave të tyre duke i lënë postet e tyre dhe kanë shkuar në dhomat e pushimit.
Pasi i droguan rojat, femrat e dyshuara ua lidhën duart me pranga, ua morën çelësat dhe i hapën të gjitha qelitë e burgut.
Shefja e policisë së këtij rajoni ka thënë se rojat e burgut janë arrestuar dhe do të akuzohen për “lehtësim të thyerjes së burgut”.
Tetë nga 28 të burgosurit janë arrestuar mbrëmë teksa policia ka nisur një aksion masiv për gjetjen e tyre.