Tronditet Ronaldinho, nëna e tij infektohet me koronavirus dhe po lufton me jetën

Koronavirusi vijon përhapjen me shpejtësi në gjithë globin. Së fundmi, ish-ylli botëror i futbollit, braziliani Ronaldinjo, ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e keq. Nëna e tij është infektuar me COVID-19 dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ronaldinho shkruan se gjendja e saj shëndetësore është e ndërlikuar dhe i falenderon të gjithë për mbështetjen.

Ish-ylli i Milanit shkruan:

Miqtë e mi të dashur, nëna ime është infektuar me koronavirus dhe ne po mundohemi që ajo të rikuperohet sa më shpejt. Ajo është në kujdes intensiv për momentin. Faleminderit për lutjet, energjinë pozitive dhe dashurinë që po na dhuroni.”

SHKARKO APP