Trump ndez Konventën e Republikanëve në Teksas, Berisha: Dita e parë ishte e zjarrtë
Konventa e Republikanëve në Teksas ka nisur me një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me entuziazëm të madh nga pjesëmarrësit. Dita e parë e aktivitetit është shoqëruar me energji të fortë politike, ndërsa fjalimi i Presidentit Donald Trump është pritur me ovacione dhe entuziazëm të veçantë.
Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë përmes një reagimi në rrjetet sociale atmosferën e krijuar gjatë Konventës, duke e cilësuar ditën e parë si “të zjarrtë”.
Sipas Berishës, pjesëmarrja dhe pritja entuziaste ndaj fjalimit të Presidentit Trump dëshmojnë për energjinë dhe mobilizimin e madh politik që ka shoqëruar këtë aktivitet. “Konventa në Teksas nis me një energji të jashtëzakonshme! Dita e parë e Konventës ishte e zjarrtë, ndërsa fjalimi i Presidentit Donald Trump u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm”, shkruan Berisha.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?
Results
Vota totale: 4039

