Trupi i Soleimanit mbërrin në Iran, turma njerëzish e presin si hero, tre ditë zie për gjeneralin

Trupi i gjeneralit të vrarë nga forcat ajrore të SHBA në Baghdad ka mbërritur në Iran ku është pritur si hero kombëtar ndërkohë Irani ka shpallur tre ditë zie në gjithë vendin.

Fillimisht janë kryer homazhe në qytetin perëndimor të Ahvaz ndërkohë ditën e sotme do të ketë një shërbim funerali në qytetin verilindor të Mashdah dhe të hënën trupi i gjeneralit do të transferohet në Teheran ku do i jepet dhe lamtumira e fundit. Dje u bënë homazhet në Baghdad, në kryeqytetin e Irakut ku ai vdiq bashkë me komandantin irakian Abu Mahdi al-Muhandis.

Soleimani u vra të premten në një sulm ajror të SHBA me urdhër të Trump. Presidenti i SHBA e cilësoi eliminimin e tij si ‘shpëtim jetësh’ pasi sipas tij Irani ishte përgatitur të bënte një sërë sulmesh duke e konsideruar si terroristin numër një në gjithë botën. Irani dhe Iraku e kanë dënuar ashpër veprimin e SHBA duke u betuar për hakëmarrje. Krerët e shtetit iranian e konsiderojnë gjeneralin Soleimani si një hero kombëtar dhe martir të vendit.

SHKARKO APP