Tuna shpallet fituese e “Dancing With the Stars 5”

Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu, (Tuna) është shpallur fituese e spektaklit "Dancing With the Stars Albania". Në finalen e "Dancing With the Stars Albania", ishin 5 finalistë, ndërsa Tuna ka marrë më shumë vota nga juria dhe publiku.

Fillimisht ishte Heidi Lushtaku ajo që u largua, modelja shqiptarozvicërane, duke u pasuar nga Kristi Popa.

Në vazhdim pasuan dy performancat e fundit nga Evi Reçi e Amos Zaharia. Evi Reçi pati performancë mjaft të mirë, por ishte Tuna ajo që triumfoi në fund me Cha Cha Cha­-në energjike. Interpretim i i saj “Tango” në skenën e "Dancing With the Stars Albania", i dha votat e publikut e të jurisë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?