Turisti padit Venecian në BE për çmimet e larta
Kur vendosim që të marrim pushimet dhe të shkojmë në një destinacion të caktuar, gjëja e parë që na shkon ndërmend lidhet me buxhetin dhe mundësitë që na krijohen.
Por ka edhe nga ata persona, të cilët pa më të voglin problem denoncojnë dhe ngrijnë zërin për çmime të cilat janë të pamundura për xhepin e tij. Një rast konkret është shënuar në Venecia, ku një turist ka ngitur në padi për çmimet e papërballueshme nga ana e tij.
Një turist belg ka denoncuarVenecian në BE, me pretendiminse çmimet janë shumë të lartadhe diskriminuese për të huajt. Personi në fjalë, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, ka thënë se diferencimi mes asaj që paguajnë turistët dhe vendasit, është tepër i madh.
Qyteti lagunë, sipas vizitorit belg, shkel në mënyrëtë strukturuar dhe sistematike traktatet europiane. BE-ja garanton të drejta të barabarta lëvizjeje për të gjithë qytetarët e bllokut dhe sipas pakteve në fuqi, të firmosura edhe nga Italia, asnjë vend nuk mund të lejojë diskriminime të kësaj natyre.