Turizëm/ Përsëri Voskopoja

Djep i kulturës bizantine ndër shekuj, plot histori e trashëgimi monumentale, kulturë, art,  ashtu siç tregohet nga historia ka qenë një qytet i banuar që nga vitit 1330 që arriti kulmin e lulëzimit në 1764, kur kishte më shumë se 30.000 banorë, 24 kisha, akademi, bibliotekë dhe shtypshkronjë. Shërbeu si urë lidhëse midis vendeve fqinje Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e pati në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916. Sot ruan ende vlera të mëdha të artit mesjetar dhe copëza të shkëlqimit të dikurshëm me Kishën e Shën Athanasit dhe Manastirin e famshëm të Shën Prodhromit. E para, që dikur ka shërbyer edhe si varrezë e qytetit, voskop1është kisha e katërt e të njëjtit tip, bazilikë me mbulesa të kurbëzuara, e ndërtuar në Voskopojë gjatë viteve 1721-1724. Ndërsa Manastiri i Shën Prodhomit është themeluar në shekullin 14-të, gjatë periudhës së lulëzimit të Voskopojës. Voskopoja ka qenë djep i frymëzimit të poetëve e piktorëve të mëdhenj. E pozicionuar bukur mes , kodrave, pyjeve me gjelbërim të përhershëm, Voskopoja është vendi ideal për t’u vizituar, në të gjitha stinët e vitit . Gjen aty një pistë skish, ajër të pastër , mikpritje, çmime konkurruese dhe ushqim të shkëlqyer. Eshtë vendi ideal për zhvillimin e turizmit malor dhe llojeve të tjera të sporteve dimërore. Pasi të keni vizituar objektet e famshme të artit bizantin që ruajnë voskop2ende vlera të rralla e të papërsërishme, mund të shijoni gastronominë tradicionale të zonës duke patur në krye të tryezës lakrorin e famshëm. Në Voskopojë i gjen të gjitha!

 

SHKARKO APP