Turizëm, Shqipëria vendi i dytë për t’u vizituar në 2016-ën

 

Grupi i njohur amerikan i markave online të udhëtimit (Expedia.com, Hotes.com, Trivago, etj) ka bërë një renditje të gjashtë destinacioneve që duhet të vizitohen gjatë 2016-ës. Një nga kanalet shpërndarëse të këtij klasifikimi është edhe faqja sllovene online “Nina Travels”.

Qyteti i “Një mbi një dritareve”, Berati mban vendin e dytë në këtë renditje, duke u konsideruar si një destinacion “must” për t’u vizituar gjatë vitit ardhshëm. Gjashtë destinacionet europiane që klasifikohen në krye të renditjes janë: Pomurje (Slloveni), Berat (Shqipëri), Wadden Sea (Gjermani); Chisinau ( kryeqyteti i Moldavisë); Novi Sad(Serbi); Cesenatico (Itali).

Konsiderohen si destinacione që duhet të vizitohen pa u menduar gjatë, që tërheqin vëmendjen në një mënyrë të veçantë edhe pse Europa njihet për numrin e shumtë të vendeve që tërheqin turistët.

“ Shqipëria nuk gjendet shpesh si destinacion në hartat e udhëtimit, por kjo është arsyeja se përse është kaq e bukur dh e egër. Jugu është i pasur me rrënoja të lashta romake, si dhe me brigje me ujë të kristaltë. Pjesa qendrore e vendit është e paprekur dhe vizitohet më rrallë. Na tërhoqi shumë Berati, që është pasuri e mbrojtur nga UNESCO dhe njihet si ‘qyteti i një mbi një dritareve’. Është i ndërtuar në një stil tipik otoman, me rrugë karakteristike që ju kthejnë pas në kohë. Në periferi do të gjeni edhe kantina ku prodhohet verë vendase cilësore. Sigurohuni qëë mos ikni pa e përfshirë në axhendë”, thuhet në përshkrimin e “Nina Travels”.

SHKARKO APP