Turizmi, Shqipëria tërheq me fërgesën, tavën e kosit dhe specat me gjizë

Ashtu si me shumë vende të Ballkanit, Shqipëria është një vend që është relativisht i pazbuluar nga udhëtarët, shkruan kësaj here portali i njohur ‘Travel Pulse’.

“Jo vetëm që është në vetvete një vend me shumë vende për të eksploruar, por jo shumë njerëz janë në dijeni në fakt edhe për kuzhinën e shijshme të këtij vendi. A keni dëgjuar për Fërgesën? Ndoshta jo, pasi ushqimet shqiptare nuk janë të popullarizuara jashtë vendit”- shkruan portali i njohur mbi turizmin, citon ‘Respublica’.

Dhe më pas, nëpërmjet një liste të shkurtër i fton vizitorët që të njihen me këtë pjesë të turizmit shqiptar, ku veçon si pjesë të kulinarisë origjinale pikërisht specat me gjizë, tavën e kosit, peshkun, perimet e freskëta, por edhe shëndetllien.

http://www.travelpulse.com/opinions/blog/5-albanian-meals-you-wont-want-…

SHKARKO APP