“Turizmi shqiptar një i sëmurë kronik”
Në prag të diskutimit të paketës fiskale për vitin 2016, industria e turizmit i kërkon qeverisë të mbajë premtimin dhe të ulë nivelin e TVSH-së për të qenë më konkurent me rajonin pavarësisht se skepticizmit të FMN-së për ulje taksash. Zv/presidenti i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi, theksoi se sezoni turistik i këtij viti ishte më i mirë, por shumë larg krahasuar me rajonin.
Ulja e TVSH-së është një ndër kërkesat kryesore të industrisë së turizmit për vitin e ardhshëm fiskal.
Zv/presidenti i Shoqatës së Turizmit thekson se është e rëndësishme që të mbahet një premtim i tillë dhe të mos ketë ndërhyrje të FMN-së.
Topuzi: Një nga pikat më të rëndësihme që pengon zhvillimin e turizmit është TVSH-ja pasi turizmi është eksport. Realizon gati 40% të eksporteve në Shqipëri.Ne shpresojmë që në paketën fiskale të 2016 të bëhen konkrete, shpresojmë që edhe FMN të mos jetë pengesë për arsye se ulja e TVSH është edhe në vendet e tjera ku është prezent. Pra Greqia e ka 6.5, ndërkohë që FMN është prezent.